
Një tjetër miss rezulton e përfshirë në një kartel droge meksikan, e cila është arrestuar pas një operacioni anti-drogë nga policia amerikane.
34 vjeçarja Glenis Zapata, që kishte fituar titullin Miss Indiana Latina në vitin 2011 dhe punonte si stjuardesë fluturimi, përdorte profesionin e saj për të kaluar paratë e drogave nga Chicago në jug të SHBA e më pas në Meksikë.
34 vjeçarja Glenis Zapata, u arrestua pas finalizimit të operacionit të policisë i cili kishte nisur prej disa vitesh si hetim. Ajo akuzohet për pastrim parash në shumën $170,000 në gusht 7, 2019, dhe të paktën $140,000 në shtator 2019.
Sëbashku me ish-missin amerikan janë arrestuar edhe 18 të dyshuar të tjerë në operacionin kundër objektivit kryesor të autoriteteve, trafikantit Osëaldo Espinosa. Ish-missi së bashku me dy punonjëse banke, Ilenis Zapata dhe Georgina Banuelos u ndaluan në kuadër të ndjekjes së Espinosa, i cili besohet se ka sjellë tonelata kokainë ne SHBA.
Zyrtarët thanë se nga viti 2018 deri në 2023, Espinosa ka rekrutuar shumë punonjës të sferave të ndryshme si Zapata, për të krijuar sipërmarrjen e tij kriminal, e cila përdorte magazina e garazhe për fshehjen e parave e të drogave. Ato më pas ngarkoheshin në kamionë për transport ose në fluturime komerciale me ndihmën e të infiltruarve si Glenis Zapata, thuhet në raportin e autoriteteve.





