Blogeri i njohur nga Dubai, Rogerio Guia është gjobitur me 1800 euro nga autoritetet italiane për hyrjen dhe fotografimin pa leje në plazhin e mbrojtur Spiaggia Rosa ose Pink Beach në Sardenjë.
Sipas The Guardian, pasi ka hyrë në plazh blogeri ka bërë foto dhe video të plazhit duke ecur mbi rërën rozë, përmbajtjen e të cilit i ka publikuar në rrjete sociale, duke injoruar në këtë mënyrë shenjat paralajmëruese për ndalimin e hyrjes në këtë ishull si dhe vizitën pa marrë leje brenda tij.
Njerëzit në Sardenjë vunë re postimet e tij dhe e raportuan atë. Zyrtarët e identifikuan shpejt blogerin dhe e gjobitën atë, 300 euro për shkeljen e urdhërit të ndalimit dhe 1,300 euro për mbërritjen në ishull me varkë pa leje. Blogeri Rogerio ka mbyllur përfundimisht profilin e tij në rrjetin social, Instagram.
Spiaggia Rosa konsiderohet si një nga destinacionet më të bukura në botë, e quajtur pas rërës së saj rozë. Shumë vizitorë e morën atë rërë me vete dhe rrezikuan plazhin, ndaj kjo zonë u bë pjesë e një rezervati të mbrojtur në vitin 1998.
Plazhi ndodhet brenda Parkut Kombëtar të Archipelago La Maddalena, dhe është i mundur të shihet vetëm gjatë një udhëtimi me varkë.
Për ata që vendosin të thyejnë rregullat, si blogeri Rogeria, do të marrin një gjobë prej 300 deri në 3500 euro.