Në shkenjë kundërsulmi Irzaeli ka lëshuar një raketë izraelite në territorin Iranian. E vetmja raketë e hedhur nga izraelitët në hakmarrjen e tyre për sulmin iranian me 300 dronë dhe raketa në fundjavë, ra në një bazë ajrore në Isfahan. Hapësirën ajrore iraniane e shkelën edhe disa dronë të lëshuar nga Izraeli, të cilët u shkatërruan nga mbrojtja ajrore vendase.
Mediat shtetërore iraniane minimizuan lajmet për një sulm duke transmetuar një video për të dëshmuar se në vendin ku ra raketa, nuk ka asnjë dëm dhe se gjithçka është e sigurtë.
Por vetëm pask orë pas sulmit, një vështrim në trafikun që kalon aktualisht nëpër hapësirën ajrore iraniane tregon se transportuesit perëndimorë aktualisht nuk po fluturojnë mbi Iran.
Siç raporton Flightradar24, Katari, FlyDubai dhe Turkish Airlines aktualisht po fluturojnë mbi Iran.
Gjatë natës, Irani mbylli hapësirën ajrore pasi ky vend u sulmua nga Izraeli si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Iranit gjatë javës së kaluar. Aeroporti u mbyll për disa orë, por u rihap mëngjesin e sotëm.
A view of traffic transiting Iranian airspace right now. At present, no western carriers appear to be using the airspace. Airlines including Qatar, FlyDubai and Turkish are operating there. pic.twitter.com/IqK0brWgYG
— Flightradar24 (@flightradar24) April 19, 2024