Hapësire reklamuese

Bota

FOTO/ Pak pas paralajmërimit të Netanyahu, Hamasi i jep Izraelit listën e pengjeve që do të lirohen

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Pak pas paralajmërimit të Netanyahu, Hamasi i jep Izraelit
Disa nga pengjet e Hamas

Hamas ka publikuar emrat e tre grave, të cilat do të lirohen si pjesë e armëpushimit të planifikuar mes grupit militant dhe Izraelit. Sipas një njoftimi të publikuar në Telegram, ato janë Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher, të cilat kishin rënë në duar të forcave të Hamasit gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023.

Doron Steinbrecher, një infermiere 31-vjeçare, ishte në banesën e saj në Kibbutz Kfar Aza kur sulmet e Hamasit shpërthyen. Ajo dërgoi një mesazh zanor miqve të saj në orën 10:30 të ditës së sulmit, duke thënë: "Ata kanë ardhur, më kanë marrë mua".

Emily Damari, 28 vjeçe, e cila ka shtetësi të dyfishtë britaniko-izraelite, u mor peng nga Kibbutz Kfar Aza. Ajo është nënë e një familjeje, dhe më 6 tetor 2024, nëna e saj, Mandy, u shpreh se pengjet që ishin liruar më herët kishin treguar se kishin pasur kontakt me Emily.

Romi Gonen, 24 vjeçe, ishte duke tentuar të arratisej nga festivali Supernova kur u kap nga forcat e Hamasit. Nëna e saj, Merav Leshem Gonen, ishte bërë thirrje për ndihmën ndërkombëtare në qershor të vitit 2024 për të siguruar lirimin e pengjeve.

Ndërsas llogaria e shtetit të Izraelit në rrjetin social “X” ka ndarë një imazh se kush janë 33 pengjet që do të lirohen në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit.

FOTO/ Pak pas paralajmërimit të Netanyahu, Hamasi i jep Izraelit

Ndërkohë, autoritetet izraelite nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht listën e emrave të publikuar nga Hamas. Zëdhënësi i Kryeministrit izraelit, David Mencer, tha për NBC News se nuk kishte "asgjë për të konfirmuar zyrtarisht në këtë moment" lidhur me njoftimin e Hamasit.

Sipas njoftimit të Izraelit, armëpushimi pritej të fillonte në orën 8:30 të mëngjesit me orën lokale, por ai u shty pasi lista me emrat e pengjeve të liruara nuk ishte bërë e disponueshme nga Hamas deri në momentin e fundit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese