Hapësire reklamuese

Bota

Fletëarrestimet për Netanyahun, Blinken: SHBA do të vendosë sanksione ndaj GJNP

Shkruar nga Newsbomb
Fletëarrestimet për Netanyahun, Blinken: SHBA do të vendosë
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka kritikuar vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për fletëarrestimet e lëshuara për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Blinken ka vijuar duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të marrin masa ndëshkimore, duke vendosur sanksione kundrejt Gjykatës.

Gjatë fjalës së tij, në një seancë të Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, shefi i diplomacisë amerikane tregoi se Washingtoni nuk ka ndërmend të qëndrojë duarkryq, por të hidhet në veprim, duke penalizuar vetë personat që e hodhën këtë hap.

Sipas Blinken, administrata e Biden do të punojë me Kongresin për sankione të mundshme kundër zyrtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pasi lëvizja e gjykatës do të ndërlikonte marrëdhëniet dhe perspektivat për të arritur një marrëveshje armëpushimi për konfliktin Izrael-Hamas.

Administrata e Presidentit Biden është e gatshme të punojë me Kongresin për sanksione të mundshme kundër zyrtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale lidhur me kërkesën e prokurorit të saj për urdhër-arreste ndaj udhëheqësve izraelitë për luftën në Gazë. Kjo lëvizje e gjykatës do të ndërlikonte perspektivat e arritjes së një marrëveshjeje për pengjet dhe një armëpushim në konfliktin e Izraelit me grupin militant palestinez Hamas”,- tha Blinken.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP)  ka lëshuar fletëarrestime ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe liderëve të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Izraeli dhe Hamasi, e dënuan njoftimin e prokurorit Karim Khan, i cili ka bërë përgjegjës zyrtarët e lartë të qeverisë izraelite dhe liderët e Hamasit krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael, së paku nga 7 tetori 2023.

Njoftimi i GJNP-së për fletëarrestimet nuk është pritur mirë as nga liderët botërorë, të cilët e kanë kritikuar vendimin e tyre.

Presidenti i SHBA, Joe Biden reagoi duke e cilësuar skandaloze kërkesën e kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC).

"Kërkesa e prokurorit të ICC-së për urdhër-arrest kundër udhëheqësve izraelitë është skandaloze. Dhe më lejoni të jem i qartë: çfarëdo që mund të nënkuptojë ky prokuror, nuk ka asnjë ekuivalencë asnjë midis Izraelit dhe Hamasit. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me Izraelin kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij" - thuhet në reagimin e Biden.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese