Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Fitorja e Trump, kryeministri hungarez me samitim në Bruksel: SHBA do të ndërpresë mbështjetjen për Ukrainën

Shkruar nga Newsbomb
Fitorja e Trump, kryeministri hungarez me samitim në Bruksel: SHBA do
Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, gjatë një fjalimi të mbajtur në Budapest, ka thënë se Ukraina tashmë ka humbur betejën me Rusinë, pasi presidenti i ri i SHBA-ve Donald Trump, do të ndërpresë mbështetjen e për Kievin.  

Në kryeqytetin e Hungarisë po mbahet një samit dyditor teksa një prej temave kryesore për diskutim është lufta mes Ukrainës dhe Rusisë. Pjesë e këtij samti janë 27 vende anëtare të Bashkimit Europian, shumica e të cilëve besojnë se vazhdimi i furnizimit të Ukrainës me armë dhe ndihmë financiare janë elemente të rëndësishme për sigurinë e kontinentit.

Sikur Donald Trump t’i kishte fituar zgjedhjet e vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara, këto dy vjet ankthi nuk do të kishin ndodhur, nuk do të kishte pasur luftë”, tha Viktor Orban.

Forcat ruse kanë shënuar përparime të vogla rishtazi në lindje të Ukrainës, megjithëse pozicionet në vijën e frontit kanë mbetur kryesisht stabile për muaj të tërë. Gjatë takimit të enjten të liderëve evropianë në Budapest, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i kundërshtoi pretendimet e Trump-it se lufta e Rusisë me Ukrainën mund të përfundojë brenda ditës. Ukaina dhe vendet e tjera aleate, i druhen faktit se përfundimi i luftës brenda ditës nënkupton një marrëveshje paqje sipas kushteve të Putin, çka nënkuptohet se Ukrainës mund tí duhet të heqë dorë nga terrritore.

Nëse do të ndodhte shpejt, do të humbiste Ukraina”, ka thënë presidenti ukrainas Zelensky.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese