“Pozicionet dhe veprimet e saj ndaj popullit palestinez janë ato që do të gjykojnë presidencën e Donald Trump”.
Ky ishte komenti i Hamasit ër rikthimin e republikanit në presidencën amerikane, duke u bërë kështu presidenti i 47-të i Amerikës.
Në një deklaratë, organizata palestineze thotë se presidenti i ardhshëm duhet "të dëgjojë zërat e ngritur nga amerikanët për më shumë se një vit kundër sulmit sionist në Rripin e Gazës" dhe "paragjykimit të SHBA në favor të entitetit sionist".
Hamasi thotë gjithashtu se që nga themelimi i shtetit të Izraelit në vitin 1948, SHBA-ja e ka mbështetur vazhdimisht Izraelin kundër palestinezëve dhe akuzon administratën në largim të Joe Biden për sigurimin e "mbulimit politik dhe ushtarak për Izraelin në luftën e tij gjenocidale".