Hapësire reklamuese

Bota

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi, reperi amerikan qëllohet për vdekje me breshëri plumbash

Shkruar nga Newsbomb
Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi, reperi amerikan qëllohet
Reperi amerikan, Julio Foolio

Reperi amerikan, Julio Foolio ka mbetur i vrarë gjatë festës së ditëlindjes së tij pas një përplasje me armë zjarri. Policia në Florida raportoi se reperi amerikan, Julio Foolio u vra në parkingun e hotelit ku po festonte me miqtë ditëlindjen.

Gjatë të shtënave janë plagosur edhe tre persona të tjerë të cilët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

BBC raporton se si ndodhi ngjarja, ku shkruan se reperi amerikan, me emrin e vërtetë Charles Jones 26-vjeç është zënë pritë në parkingun e hotelit.

Vrasja e tij nuk ishte e papritur për reperin, pasi vetë ai shpësh ka shkruar në llogaritë e tij sociale se ka pasur disa tentativa për ta vrarë pasi ka folur hapur për lidhjet e tij me bandat.

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi, reperi amerikan qëllohet
 

Ndërsa vetëm pak minuta para se të vdritej ai kishte postuar një Instastory ku shkruante se policia i ndaloi festën e ditëlindjes.

Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi, reperi amerikan qëllohet
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese