Një fenomen i rrallë i motit ka goditur Arabinë Saudite ditët e fundit, pasi rrethi Al-Jawf në veri të vendit është “veshur në të bardha” për shkak të reshjeve të borës, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut dhe breshrit.
Ky ndryshim dramatik i motit për Arabinë Saudite ka bërë që peizazhi i rajonit mezi të njihet, me lumenj dhe përrenj, zakonisht të thatë, që kanë nisur sërish të rrjedhin.
Moti në Arbaninë Sudite pritet që të vijojë me stuhi të forta dhe breshër, duke shkaktuar potencialisht vonesa në udhëtime.
Shkaku i kushteve të pazakonta të motit lidhet me një sistem me presion të ulët mbi Detin Arabik, i cili solli ajër të pasur me lagështi, i cili u “përplas” me nxehtësinë ekstreme të shkretëtirës së rajonit, duke shkaktuar stuhi të forta.
Agjencia meteorologjike e Arabisë Saudite lëshoi paralajmërime për mot më të ashpër në ditët në vijim.