Hapësire reklamuese

Bota

Çfarë shkoi keq në Dubai? Stuhia që përmbyti rrugët e aeroportet

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë shkoi keq në Dubai? Stuhia që përmbyti
Pamje nga Dubai, permbytjet

Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje të mëdha të martën në Dubai, ndërsa rrugët u kthyen në “lumenj” dhe uji "pushtoi" shtëpitë dhe bizneset.

Në pak minuta qielli u bë sterrë dhe reshjet e dendura filluan papritur. Nga pamjet e publikuara ditën e djeshme nëpër media dhe rrjetet sociale shihej teksa pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait, i kurorëzuar së fundmi si aeroporti i dytë më me fluks në botë, ndodhej nën pushtimin e ujit.

Avionët e mëdhenj dukeshin më tepër si varka që lëviznin nëpër aeroportin e përmbytur. Si pasojë e kësaj stuhie autoritetet përkatëse u detyruan që të anulojnë fluturimet. Linja ajrore Flydubai anuloi të gjitha fluturimet deri në orën 10 të mëngjesit me orën lokale të së mërkurës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Gjithashtu, mësohet se edhe Emirates kanë pezulluar check-in për pasagjerët të cilët nisen nga Dubai nga ora 8:00 me orën lokale të së mërkurës deri në mesnatën e së enjtes, për shkak të problemeve që reshjet shkaktuan.

Çfarë shkoi keq në Dubai? Stuhia që përmbyti
Pamje nga permbytjet

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait gjithashtu këshilloi njerëzit që "të mos vijnë në aeroport, përveç rasteve kur është absolutisht e nevojshme", dhe se fluturimet do të vijojnë të vonohen.

Një pasagjer i bllokuar i tha CNN se ai e kaloi natën në aeroport me qindra të tjerë pasi fluturoi nga Hong Kongu të martën vonë, sepse nuk kishte mundësi transporti jashtë terminalit.

“Aeroporti po mbushet dhe askush nuk ka ku të shkojë”, tha një i ri 25-vjeçar.

Çfarë shkoi keq në Dubai? Stuhia që përmbyti
Kaosi ne aeroportin e Dubait

Pamje të frikshme erdhën dhe nga rrugët e autostradat e vendit. Nga videot e postuara shihej teksa shoferët detyroheshin që të braktisnin automjetet e tyre pasi sasia e uji u rrit me shpejtësi dhe rrugët u kthyen në “lumenj”.  Probleme u raportuan edhe nëpër qendra tregtare si dhe në banesat në kat përdhese.

Çfarë shkoi keq në Dubai? Stuhia që përmbyti
Rruget e permbytura, shofert qe i kanew braktisur automjetet e tyre

Pse po ndodh ky fenomen, çfarë po i shkakton reshjet e rrëmbyeshme të shiut?

Ashtu si pjesa tjetër e Emirateve të Bashkuara Arabe, Dubai ka një klimë të nxehtë dhe të thatë. Si rrjedhojë, reshjet janë të rralla dhe shumë zona nuk janë të përgatitura për stuhi të tilla. Sipas ekspertëve ngjarje të tilla, me reshje të rrëmbyeshme dhe stuhi të fuqishme do të bëhen më të shpeshta. Kjo për shkak të ndryshimeve klimatike nga ngrohja globale.

Teksa atmosfera vazhdon të ngrohet, ajo është në gjendje të thithë më shumë lagështi dhe më pas ta lëshojë atë në formën e shtrëngatave.

Shiu që zhyti Dubain nën ujë është i lidhur me një sistem më të madh stuhish që përshkon Gadishullin Arabik dhe lëviz nëpër Gjirin e Omanit. I njëjti sistem po sjell gjithashtu mot jashtëzakonisht të lagësht në Omanin e afërt dhe Iranin juglindor.

Reshjet e shiut pritet të zvogëlohen në rajon, mirëpo reshjet e rrëmbyeshme mund të vijojnë edhe përgjatë ditës së sotme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese