Hapësire reklamuese

Bota

Çfarë po ndodh? Vladimir Putin jo më i hekurt, i frikësuar mban veshur gjatë gjithë kohës antiplumb

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë po ndodh? Vladimir Putin jo më i hekurt, i frikësuar
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po ndihet i kërcënuar dhe për këtë arsye ka rritur nivelin e sigurimit. Shërbimet ruse të sigurisë janë vënë në gatishmëri të plotë dhe kanë rritur nivelin e mbrojtjes së Putinit, i cili, me rekomandimin e shërbimeve të sigurisë ka filluar të veshë  jelek antiplumb gjatë ngjarjeve publike,

Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë mësohet se Kremlini është alarmuar nga sulmet e fundit ndaj politikanëve të rangut të lartë në Evropë dhe Azi dhe për këtë arsye ka forcuar sigurinë e Putinit.

Një tjetër arsye e cila ka shtyrë shërbimet ruse të ndërmarrin një sërë masash për sigurinë e presidentin është urdhër-arresti i lëshuar për Putinin nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC), pasi akuzohet për krime lufte, si dhe nga rreziku i sulmeve me dron ukrainas, sabotazhi dhe sulmet nga islamistët radikalë.

Një nga zëdhënësit e Kremlinit tha se alarmi ka ardhur edhe pas vrasjes së kryeministrit japonez Shinzo Abe në vitin 2022 dhe tentativës për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fiço muajin e kaluar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese