Pas rrëzimit të qeverisë së Bashar al Asadit, Kreu i grupit Hayat Tahrir al Sham (HTS) ka dalë me një deklaratë ku qetëson popullin sirian si dhe perëndimin në lidhej me pyetjen ”Çfarë do ndodhë tani me Sirinë?”
Ai ka folur për herë të parë për mediat perëndimore, ndërsa Sky Neës raporton se ai u shpreh “Se bota nuk ka nevojë të ketë frikë nga një qeveri e re siriane.”
Abu Mohammed al Jolni, në komentet e tij u shpreh se nuk do të ketë më “kthim në panik”. I pyetur se cili është mesazhi i tij për vendet e huaja, lideri rebel tha se “frika e tyre është e panevojshme, në dashtë Zoti, vendi do të rindërtohet”, shtoi ai.
Udhëheqësi i HTS po fliste jashtë xhamisë Imam al Shafi’i në Damask. Jolani theksoi gjithashtu se populli sirian është “i lodhur nga lufta” dhe nuk është gati për një tjetër.
“Burimi i frikës sonë ishte nga milicitë iraniane, Hezbollahu dhe regjimi që kreu masakrat që po shohim sot. Pra, largimi i tyre është zgjidhja për Sirinë. Situata aktuale nuk do të lejojë rikthimin në panik.”, tha ai.