
Donald Trump i ka dalë sërish në mbrojtje këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare, Mike Ëalz, duke e hedhur poshtë zbulimin e tij aksidental të planeve të luftës tepër sekrete tek një gazetar si një "gabim". Sipas presidentit ai nuk ka përse të kërkojë falje.
“Nuk mendoj se duhet të kërkojë falje. Janë pajisjet apo teknologjia të cilat nuk janë perfekte. Më shumë mundësi ai nuk do ti përdorë më të paktën në të ardhmen e afërt”,- deklaroi Trump.
Këshilltari i Donald Trump për sigurinë kombetare, Mike Ëaltz mori përgjegjësinë për skandalin e krijuar me grupin e bisedës në SIGNAL, ku bëri pjesë edhe një gazetar. AI foli në Fox Neës ku tha se faji ishte i tij.
“Është e turpshme, po. Ne do t’i shkojmë deri në fund. Asnjë punonjës nuk ishte përgjegjës. Unë marr përgjegjësinë e plotë. Unë e ndërtova grupin. Detyra ime është të sigurohesha që gjithçka të jetë e koordinuar”,- është shprehur Waltz.
Ai shpjegoi edhe se si ndodhi futja e Goldberg në chat në aplikacionin signal.
“A keni pasur ndonjëherë kontaktin e dikujt që tregon emrin e tyre dhe më pas keni numrin e dikujt tjetër atje? Sigurisht që nuk e pashë këtë dështak në grup. Dukej si dikush tjetër. Ai ndoshta e bëri atë qëllimisht”,- pretendoi ai.
Trump mbështeti edhe një tjetër qëndrim skandaloz që u pa në bisedat mes anëtarëve të administratës së tij, atë të JD Vance për europën e cila sipas zv presidentit është një parazit liderët e së cilës nuk veprojnë.
Trump tha se e mbështet atë dhe se Evropa gjithnjë ka qenë e tillë. Trump tha se përdorimi I aplikacionit do të shihet me imtësi nga qeveria ndërsa vlerësoi si sukses sulmin në Jemen për të cilin flitej në mesazhet e dala në media.