Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Sulmet ndaj civilëve në Gaza, Erdogan kritikon ashpër OKB-në dhe shtetet islamike për mosveprim

Shkruar nga Newsbomb
Sulmet ndaj civilëve në Gaza, Erdogan kritikon ashpër OKB-në
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka kritikuar ashpër Kombet e Bashkuara, pasi nuk kanë ndërmarrë veprime për të ndaluar ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza dhe Rafah. Erdogan shprehet se në këtë rast, OKB nuk është e aftë që të mbrojë as punonjësit e vet dhe nuk e kupton se çfarë po pret që të veprojë.

OKB-ja nuk mundet ta mbrojë as stafin e vet. Çfarë po prisni që të veproni? Shpirti i OKB-së është i vdekur në Gazë”,- u shpreh Erdogan.

Gjithashtu, lideri turk, Erdogan i bëri thirrje botës islamike që të reagojë pas sulmeve të fundit vdekjeprurëse ndaj civilëve në Gazë dhë Rafah.

Gjatë fjalës së tij, Erdogan kritikoi po ashtu edhe shtetet me shumicë myslimane për dështim që të marrin një veprim të përbashkët sa i përket sulmeve izraelite.

Sipas tij, asnjë shtet më nuk është i sigurt, pasi që Izraeli nuk respekton ligjin ndërkombëtar, duke përsëritur akuzën e tij se Izraeli po kryen gjenocid në Gazë.

I kam disa fjalë që dua t’ia them botës islamike: çfarë po prisni që të merrni një vendim të përbashkët. Izraeli nuk është vetëm kërcënim për Gazën, por për gjithë njerëzimin”,- tha Erdogan.

Kujtojmë se ditën e sotme Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të zhvillojë një mbledhje, ku në fokus do të jenë sulmet e fundit izraelite në Rafah, ku me qindra fëmijë, burra dhe gra u dogjën të gjallë nga bombardimet e shumta në zonë.

Sipas zyrtarëve të Mbrojtjes Civile në Gazë, sulmet e fundit në një kamp në perëndim të Rafahut kanë vrarë më shumë se 21 persona, ndërsa numri i të vdekurve vijon që të rritet çdo ditë e më shumë.

Që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, Erdogan vazhdimisht ka kritikuar Izraelin për veprimet në këtë territor palestinez.

Megjithatë, Erdogan ka deklaruar se nuk e konsideron Hamasin një organizatë terroriste, siç cilësohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tij, ai është një grup luftues për çlirimin dhe mbrojtjen e tokave palestineze.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese