Hapësire reklamuese

Bota

Sulmet kibernetike ruse ndaj Gjermanisë, reagon BE: Nuk do të tolerojmë sjellje të tilla keqdashëse

Shkruar nga Newsbomb
Sulmet kibernetike ruse ndaj Gjermanisë, reagon BE: Nuk do të
Foto ilustruese

Bashkimi Evropian ka reaguar për sulmet kibernetike ruse ndaj qeverisë së Gjermanisë dhe asaj të Republikës Çeke.

Në një deklaratë për media, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell tha se Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare, së bashku me partnerët ndërkombëtarë dënojnë fushatën kaqdashëse kibernetike të kryer nga APT28 dhe të kontrolluar nga Rusia kundër Gjermanisë dhe Republikës Çeke.

Më herët, Gjermania ndau publikisht lajmin për shkeljen e APT28 të llogarive të ndryshme të emailit të Partisë Social Demokrate Gjermane.

Në të njëjtën kohë, në anën tjetër Republika Çeke njoftoi se institucionet e saj ishin gjithashtu në shenjestër nga sulmet kibernetike.

BE ka paralajmëruar se do të përdorë masa për të parandaluar dhe për të penguar synimet e Rusisë për të ndikuar në proceset demokratike të zgjedhjeve të këtij viti në BE, duke cenuar hapësirën kibernetike Evropiane.

Theksojmë se BE-ja nuk do të tolerojë sjellje të tilla keqdashëse, veçanërisht aktivitete që synojnë degradimin e infrastrukturës kritike, dobësimin e kohezionit social dhe ndikimin në proceset demokratike, në funksion të zgjedhjeve të këtij viti në BE dhe në më shumë se 60 vende të botës.

BE-ja është e vendosur të përdorë gamën e plotë të masave për të parandaluar, penguar dhe përgjigjur sjelljes dashakeqe të Rusisë në hapësirën kibernetike.

Fushata keqdashëse kibernetike tregon modelin e vazhdueshëm të sjelljes së papërgjegjshme të Rusisë në hapësirën kibernetike, duke synuar institucionet demokratike, entitetet qeveritare dhe infrastrukturën kritike në të gjithë Bashkimin Europian dhe më gjerë”,- thuhet në deklaratën e publikuar nga Bashkimi Evropian.

Kujtojmë se në vitin 2020, BE vendosi sanksione ndaj individëve dhe subjekteve përgjegjëse për sulmet APT28 që synonin Parlamentin Federal Gjerman në 2015.

Institucionet shtetërore, agjencitë dhe entitetet në shtetet anëtare, duke përfshirë Poloninë, Lituaninë, Sllovakinë dhe Suedinë, janë shënjestruar nga i njëjti haker kërcënimi në të kaluarën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese