Sulmet ajrore izraelite në jug të Libanit kanë shkaktuar shtatë viktima, mes të cilëve dy vajza të reja, sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit. Ngjarja ndodhi në qytetin e Tiros, ku u sulmuan tre ndërtesa, duke shkaktuar dëme të mëdha në dhjetëra shtëpi, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve, Ani.
Gjithashtu, agjencia informoi se një avion luftarak shkatërroi dy shtëpi në qytetin Nabatieh. Izraeli ka shtuar intensitetin e sulmeve të tij ajrore në Liban që nga shtatori dhe më pas ka vendosur trupa në terren pas një periudhe të gjatë tensionesh ndërkufitare.
Përplasjet kanë marrë përmasa më të gjera që kur Hezbollahu nisi veprimet e tij kundër Izraelit, në mbështetje të Hamasit pas sulmit të kësaj organizate palestineze më 7 tetor 2023, që çoi në luftën në Gaza.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, që nga 23 shtatori më shumë se 2,700 njerëz kanë humbur jetën, shumica prej tyre civilë.