Hapësire reklamuese

Bota

Erdogan ul tonet me Sirinë, kërkon përmirësim të marrëdhënieve midis dy vendeve

Shkruar nga Newsbomb
Erdogan ul tonet me Sirinë, kërkon përmirësim të
Presidenti i Turqisë, Erdogan dhe homologu i tij sirian, Bashar al-Assad

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan duket se ka vendosur që t’u japë fund mosmarrëveshjeve me shtetin e Sirisë, pas ndërprerjes së komunimkimeve që nga viti 2011.

Në një deklaratë të dhënë ditën e sotme, Erdogan është shprehur se ai mund që ta ftojë në çdo moment homologun e tij, Bashar al-Assad për një vizitë në Turqi për të diskutuar mbi përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Mediat turke raportojnë se lideri turk e tha këtë deklaratë teksa po kthehej nga Berlini, ku ishte për të ndjekur nga afër ndeshjen Turqi-Hollandë në Euro 2024.

Ne mund t’ia dërgojmë atij (Assadit) ftesën në çdo moment”,- tha Erdogan.

Megjithatë, duhet thënë se Erdogan ka kohë që thotë se mund të shqyrtojë rregullimin e marrëdhënieve me Assadin.

“Tani kemi ardhur në një pikë që, sapo Bashar al-Assad të ndërmarrë hapa drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Turqinë, ne do ta shfaqim qasjen e tij”,- shprehej më herët, Erdogan.

Kujtojmë se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Sirisë u ndërprenë pas luftës në vitin 2011.

Turqia fillimisht synoi ta rrëzonte regjimin e Assadit, kur shpërtheu konflikti sirian me shtypjen e dhunshme të protestave civile në vitin 2011.

Por, megjithëse mbështeti grupe të ndryshme të armatosura, Ankaraja së fundmi duket se ka ndryshuar qëndrim dhe tani është e përqendruar në, siç Erdogani e përshkroi më 2019, parandalimin e hapjes së një “korridori të terrorit” në veri të Sirisë.

Turqia ka tentuar që të përmirësojë raportet me Sirinë, teksa Qeveria po përballet me presion brenda vendit për të riatdhesuar miliona refugjatë sirianë, që gjenden në Turqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese