Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Erdogan optimist për presidencën e Trump: Do t’i japë fund luftës në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Newsbomb
Erdogan optimist për presidencën e Trump: Do t’i japë fund
Rexhep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur opitimist përsa i përket ndikimit që presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump, do të ketë në mbarimin e luftës në Lindjen e Mesme. Si një kritik i ashpër kundër ofensivave që Izraeli ka ndërmmarë kundër Gazës, Erdogan është shprehur se Turmp dukehet të ndalojë si fillim furnizimin e Izraelit me armë.

Trump ka dhënë premtime për t’u dhënë fund konflikteve... ne duam që ai t’i mbajë këto premtime dhe që t’i thotë Izraelit ‘ndalu’. Fillim i mirë do të ishte që Trump ta ndërpresë mbështetjen me armë për Izraelin, në mënyrë që të ndalet agresioni i Izraelit në tokave palestineze dhe libaneze”, tha Erdogan.

Presidenti turk ka thënë se qëndrimet që Amerika ka mbajtur gjithë këto kohë ka qenë shkaku i thellimit të luftërave në Lindjen e Mesme, ndërsa thekson se presidenca e Trump do të sjellë një përmbysje të situatës.

Lufta e ashpër midis Izraaelit dhe Gazës vijon tashmë prej një viti duke lënë pas mijëra viktima të pafajshme, përfshirë këtu gra dhe fëmijë. Numri i të vdekurve sa vjen dhe rritet nga sulmet që nuk kanë të ndalur ku deri në tani numërohen mbi 43.000 viktima, sipas autoriteteve palestineze.

Ky konflikt shpërtheu një vit më parë kur grupi i Hzbollahut, i mbështetur nga Irani, kreu një sulm të befasishëm në tokën izraelite duke lënë të vdekur 1.200 persona. Në muajit e fundit konflikti është përshkallëzuar pasi në një frot i ri është hapur, ai me Libanin.

Izraeli thotë se lufta e tij në Liban synon ta bëjë veriun e Izraelit të sigurt për dhjetëra mijëra njerëz që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë vitit të fundit si pasojë e sulmeve raketore nga Hezbollahu. Operacioni i zgjeruar i Izraelit i ka zhvendosur më shumë se 1.2 milion njerëz, sipas qeverisë libaneze, e cila thotë se më shumë se 2.500 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10.000 janë plagosur gjatë një viti luftimesh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese