
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i është drejtuar me tone të ashpra Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e bërë përgjegjëse dhe duke e barazuar me Netanyahun për gjenocidin që po ndodh ndaj civilëve në Gaza.
Sipas Erdogan, ndihma që SHBA po i jep Izraelit është e papranueshme, dhe se në këtë mënyrë ato po legjitimojnë krimet që Izraeli po bën kundër njerëzimit duke thënë se ata janë bashkërisht përgjegjës për gjenocidin në Gaza dhe kanë gjak në duart e tyre.
“O shtet amerikan! Ky gjak është edhe në duart tuaja. Ju jeni po aq përgjegjës për këtë gjenocid sa Izraeli”,- tha Erdogan.
Erdogan e cilësoi kryeministrin izraelit Benjamin Netynahu si një vampir gjakatar, i cili po vret në mënyrë të tmerrshme civilët në Gaza dhe ndërsa bota po i shikon veprimet e tij gjakatare.
“Bota po shikon brutalitetin e një pacienti, një maniak, një psikopati, një vampiri gjakatar të quajtur Netanyahu dhe madje po e shikon drejtpërdrejt”,- tha presidenti turk, Edogan.
Gjithashtu, ai shton se ndërsa të gjitha këto po ndodhin në sytë e botës, dhe asnjëri nuk po reagon, kjo do të thotë se keni humbur vlerat tuaja si shtete dhe se keni harruar rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në botë.
Presidenti turk i drejtoi shigjetat edhe drejt Evropës, duke thënë se ajo po vret vlerat e veta dhe të drejtat e njeriut, ndërsa shton se jeni bashkëfajtorë në barbarizmin e Izraelit pasi keni heshtur.
“O krerë shtetesh dhe qeverish të Europës, edhe ju jeni bërë bashkëfajtorë në këtë gjenocid, barbarizëm, në këtë vampirizimin e Izraelit, sepse keni heshtur. Ata goditën spitalet, shkollat, xhamitë dhe ju heshtni. Ata qëlluan një autokolonë ndihmash, ju heshtni. Ata qëlluan gazetarë, mjekë, punonjës humanitarë, ju mbyllni gojën. Varreza masive të gjetura në kopshtet e spitalit, nuk reagoni. Ju e keni mbështetur hapur Izraelin duke thirrur Hamasin”,- tha Erdogan.
Për Erdogan, Izraeli përben një kërcënim jo vetëm për palestinezët, jo vetëm për Gazën, por edhe për mbarë njerëzimin dhe paqen botërore dhe shtoi se Hitleri, të cilin Netanyahu po e ndjek sot.
“Ky gjenocid, kjo mizori, ky barbarizëm duhet të ndalet menjëherë me aleancën e njerëzimit para se të jetë tepër vonë, përpara se Netanyahu dhe rrjeti i tij i vrasësve të dalin plotësisht jashtë kontrollit”,- tha Erdogan.
Presidenti turk pohoi gjithashtu se gjenocidi i kryer nga Izraeli në Gaza ka hyrë në një fazë shumë më të përgjakshme dhe vuri në dukje se të paktën 45 palestinezë të pafajshëm u martirizuan në sulmin në skenat ku civilët në zonën e supozuar të sigurt po luftonin për të mbijetuar.
Duke u shprehur se shpirti i njeriut nuk i duron dot pamjet, lideri turk drejtoi një sërë pyetjesh, të cilat nuk kanë një përgjigje:
“Çfarë doje nga 15 mijë fëmijë të pafajshëm? Nuk ju ka mbetur njerëzimi? Jeni pa ndjenja? Nuk ke mëshirë fare? Nuk keni asnjë vlerë, asnjë kufi, asnjë frenim? A jeni kaq armiqësor ndaj njerëzimit? A nuk keni një grimë dhembshuri në zemrën tuaj? Asnjë fe në tokë nuk mund ta legjitimojë këtë mizori. Asnjë besim, asnjë ideologji, sado e shtrembëruar, nuk mund të legjitimojë prerjen e kokës së një foshnjeje të pafajshme apo djegien për vdekje të qytetarëve të pafajshëm në çadrat e tyre”.
Në vazhdim, presidenti turk tha se jo vetëm fëmijë të pafajshëm u vranë në Gaza , nuk ishte vetëm gjenocid, por ndërsa njerëzimi po vdiste në Gaza, demokracia, të drejtat e njeriut, liria e shprehjes, liria e shtypit po vdisnin në Evropë.