Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Erdogan: “Kasapi i Gazës”, Netanyahu do të vdesë në burg si Mlladiç, autori i masakrës së Sebrenicës

Shkruar nga Newsbomb
Erdogan: “Kasapi i Gazës”, Netanyahu do të vdesë
FotoMontazh/ Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe Presidenti i Turqisë, Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe të gjithë ato që po marrin pjesë në gjenocidin kundër Gazës do të kenë një fund të dhimbshmëm.

Sipas Erdogan, Netanyahu, të cilin e emërton si “kasapi i Gazës”, do të përfundojë në burg të përjetshëm dhe do të vdesë atje ashtu si Ratko Mlladiç, përgjegjës për masakrën e Sebrenicës.

Herët a vonë kasapi i Gazës, Benjamin Netanyahu dhe ata që po marrin pjesë në gjenocidin në Gaza do të kenë të njejtin fund. Ato do të vdesin në burg ashtu si përgjegjësi i masakrës së Sebrenicës, Ratko Mlladiç”,- tha presidenti turk Erdogan.

Ratko Mlladiç, u akuzua në vitin 1995 së bashku me udhëheqësin politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç.

Ratko Mlladiç u akuzua për vrasjen e mbi 8 mijë të rinjve e burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, ndër mizoritë më të mëdha në Europë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Masakra u krye në një zonë që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara.

Gjithashtu, ai ishte përgjegjës për rrethimin dhe bombardimin e Sarajevës ku u vranë 10 mijë civilë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese