
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, ka deklaruar këtë të martë se Turqia është e vendosur për të përndjekur përkrahësit e klerikut Fethullah Gylen, i cili humbi jetën të djelën me 20 tetor.
“Do të vazhdojnë të luftojmë FETO-n derisa të zhduket krejtësisht”, ka thënë Erdogan para pjesëtarëve të partisë së tij, duke iu referuar “Lëvizjes Gylen” një lëvizje vllazërore islamike. Erdogan e ka cilësaur Gulenin si një kryetradhëtar ndërsa lëvizjen e tij “Hizmet” si një lëvizje terroriste.
Fethullah Gylen dhe Tayip Erdogan kanë qenë aleatë politkë së bashku që nga viti 2002 ku Gylen e ka ndihmuar qeverinë e Erdogan të vinte në pushtet atë kohë. Këto raporte janë prishur në vitin 2013, Erdogan ka fajësuar Gylen si organizatorin kryesor të grushtit të shtetit që u formua në vitin 2016. Gylen nuk i ka pranuar kurrë këto akuza dhe ka akuzuar Erogan se i ka organizuar vetë ato zhvillime.
Lëvizja masive shkaktoi shumë viktima dhe të plagosur ndërsa qeveria e Erdogan pushoi nga puna dhe burgosi mijëra mbështetës të Gylenit që nga ushtria, gjyqësori e nga poste të tjera shtetërore.