Hapësire reklamuese


Bota

EMRAT/ “Duhet të punonim për të shlyer borxhin”, dy shqiptarët kapen në një “shtëpi bari” në Britani

Shkruar nga Newsbomb
EMRAT/ “Duhet të punonim për të shlyer borxhin”, dy
Zika (majtas) dhe Idriz (djathtas) janë burgosur

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi janë kapur në një shtëpi bari në Headlands.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Fabrizio Zika 27 vjeç dhe Elmaz Idrizi 38 vjeç . Mediat e huaja raportojnë se njëri hidraulik dhe tjetri punëtor ndërtimi ishin detyruar të punonin në një shtëpi bari pasi  kishin nevojë për para që t’i shlyenin borxhin peronave që i kishin transportuar në Angli në mënyrë ilegale.

Policia bëri një bastisje në zonë, ku në një banesë me tetë dhoma gjeti dy shqiptarët që punonin në shtëpinë e barit, ku ishin kultivuar  488 bimëve të kanabisit, si dhe kabllo elektrike, ndriçim, llamba ngrohjeje, çarçafë dhe ajrim në një mjedis të sofistikuar.

Të premten (21 qershor) dyshja u burgosën secili me dy vjet e katër muaj burg, pasi Gjykata e Kurorës së Northampton dëgjoi tregimin e trishtuar, sesi ata u përfshinë në botën kriminale.

EMRAT/ “Duhet të punonim për të shlyer borxhin”, dy
Policia në vendngjarje në Headlands

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese