Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Emmanuel Macron dëshiron të emërojë një kryeministër "brenda 48 orëve"

Shkruar nga Newsbomb
Emmanuel Macron dëshiron të emërojë një
Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, shprehu dëshirën e tij për të emëruar një kryeministër të ri “brenda 48 orëve”.

Këtë të martë prsidenti francez mblodhi rreth tryezës liderët e partive politike, duke përjashtuar partinë Tubimin Kombëtar të Le Pen dhe Francën e Pavarur (LFI) të Mélenchon , në përpjekje për të hapur rrugën për zgjedhjen e një personi të aftë për postin e kryeministrit.

Javën e kaluar, në fjalimin e tij, Macron pretendoi se pas dorëheqjes së Barnier do të formonte një qeveri për interesin e përgjithshëm “e cila do të përfaqësojë të gjitha forcat politike të një harku qeveritar që mund të marrin pjesë në të".

Në të njëjtën kohë, ai argumentoi se fraksionet e Mélenchon dhe Le Pen "mendojnë në mënyrë cinike për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe jo për popullin e Francës", duke nënkuptuar se ata kërkojnë ta "shfronizojnë " atë nga Pallati Elysee.

Duke hedhur më pas poshtë mundësinë e dorëheqjes nga detyra.

“Do ta ushtroj mandatin deri në fund”, theksoi ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed