Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Elon Musk "i del në krah" Trumpit: Po gjykohet për një çështje të parëndësishme

Shkruar nga Newsbomb
Elon Musk "i del në krah" Trumpit: Po gjykohet për një
Elon Musk dhe Donlad Trump

Elon Musk i ka dalë në mbrojtje ish-presidentit Donald Trump pasi vendimit të gjykatës për ta shpallur fajtor. Përmes një postimi në rrjetin sociale miliarderi shkruan se i është bërë një dëm i madh besimit të publikut në sistemin ligjor amerikan.

“Në të vërtetë, sot i është bërë dëm i madh besimit të publikut në sistemin ligjor amerikan. Nëse një ish-President mund të dënohet penalisht për një çështje kaq të parëndësishme, të motivuar nga politika dhe jo nga drejtësia, atëherë kushdo është në rrezik të një fati të ngjashëm”, shkroi shefi i Tesla-s në një postim në X.

Komentet e Musk erdhën pasi një juri në Manhattan dënoi Trumpin për 34 akuza për falsifikim të të dhënave nga bizneset e tij. Ky vendim do të thotë se Trump është zyrtarisht i pandehur dhe tani do të përballet me dënimin më 11 korrik.

Sa i përket përkrahjeve politike të Musk, ai ka thënë se nuk ka gjasa të votojë për presidentin Joe Biden. Musk nuk e ka mbështetur ende Trumpin, pavarësisht raporteve nga Ëall Street Journal dhe New York Times për një takim privat mëngjesi që ata patën në mars në pronën e investitorit Nelson Peltz në Palm Beach, Florida.

Wall Street Journal gjithashtu raportoi më herët në maj se Trump po konsideron t'i japë Musk një rol këshillues në Shtëpinë e Bardhë. Musk, nga ana e tij, thotë se nuk ka pasur ndonjë diskutim për një vend pune për të në një administratë të mundshme Trump. Musk dhe një përfaqësues i Trump nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment nga Business Insider të dërguara jashtë orarit të rregullt të punës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese