
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë fillore në Korenë e Jugut.
Sipas burimeve nga mediat lokale, mësohet se mësuesja ka goditur për vdekje me thikë një të mitur 8-vjeçare, në qytetin qendror të Daejeon.
Forcat policore janë shprehur se ajo ka pranuar vrasjen dhe vajza është gjetur në katin e dytë të shkollës me plagë të shumta. Ajo ishte shoqëruar menjëherë në spital, ndërsa ka humbur jetën.
Sakaq, edhe mësuesja është gjetur pranë saj e plagosur, e cila ka tentuar të vrasi veten.
Gjithashtu, presidenti i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok ka urdhëruar një hetim të menjëhershëm mbi mësuesen që kreu vrasjen.
Kohë më parë, mësuesja kishte shfaqur mendime vetëvrasëse, sipas dëshmisë së dhënë nga një mësues që u intervistua nga policia, ku disa ditë para incidentit ajo kishte shfaqur sjellje të dhunshme edhe ndaj kolegëve.