Nuk kanë fund zbulimet e tmerreve që të burgosurit kanë duruar në burgun famëkeq Sednaya në Siri, i përdorur nga Bashar al Assad për të mbajtur disidentët në regjimin e tij.
Sipas mediave të huaja mësohet se ky burg ishte shndërruar në një “thërtore njerëzore”, ku sipas statistikave të bëra publike nga Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut që nga marsi i vitit 2011 më shumë se 157.000 njerëz janë arrestuar ose zhdukur nga regjimi i Asadit.
I njëjti raport përmend 5,274 fëmijë dhe 10,221 gra që janë në të njëjtën listë të tmerrshme, e cila përfshin më shumë se 15,000 njerëz që vdiqën nga torturat që iu nënshtruan.
Shkalla e sadizmit është rrënqethëse pasi në Sednaya u gjet edhe një makineri në të cilin njerëzit futeshin për t'u shkrirë, në një praktikë që të kujton Mesjetën.
OJQ-ja siriane ka regjistruar dhe konfirmuar gjithsej 72 lloje të ndryshme të torturave . Ndër to goditjet elektrike në organet gjenitale, varja me pesha, djegia me vaj, rrahjet me shufra metalike, shtypja e kokave midis mureve dhe dyerve, futja e kunjave, larja e ftohtë me ujë akull etj.
"يضعونه بالمكبس ليصبح مثل الورقة ثم يتخلصون من بقايا الجثمان"..
— الجزيرة مصر (@AJA_Egypt) December 9, 2024
ناشطون يوثقون صورا لـ "مكبس الإعدام" في سجن #صيدنايا pic.twitter.com/MCKqka5Uh8
Raportimet në mediat ndërkombëtare flasin për të burgosurit që detyrohen të pinë gjakun e tyre nga dyshemeja ose të përdhunojnë bashkë të burgosurit.
Tregime të tjera përshkruajnë se kur shpërndahej ushqimi, rojet e burgut e shtrinin atë në dysheme për t'u përzier me gjakun dhe papastërtitë.
Pothuajse dy herë në javë, të burgosurit vareshin gjatë natës, zakonisht të hënën dhe të mërkurën. Madje dëshmitë flasin për 50 persona që humbën jetën në këtë mënyrë pasi fillimisht u tha se gjoja do të çoheshin në burgje të thjeshta në Siri.