
Dy persona humbën jetën dhe të paktën një tjetër rezulton i zhdukur, pasi disa këmbësorë u përplasën nga një tren mbrëmjen e së dielës në Ohio-n veriore, njoftuan autoritetet lokale.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:00 në qytetin Fremont, pranë Liqenit Erie, mes qyteteve Toledo dhe Cleveland, sipas raportimeve të WTOL-TV.
Kryetari i Bashkisë së Fremontit, Danny Sanchez, konfirmoi vdekjen e dy personave. Ndërkohë, ekipet e emergjencës po kërkojnë në lumin Sandusky, pranë Urës Miles Neëton, ku dyshohet se është zhdukur një person tjetër.
Autoritetet kanë mbyllur përkohësisht urën, ndërsa Policia e Fremont-it u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të qëndrojnë larg vendngjarjes.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore dhe agjenci ligjzbatuese, të cilat po hetojnë rrethanat e aksidentit tragjik.