
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Aspropyrgos të Greqisë, ku një shqiptar ka përdhunuar një 27-vjeçare.
Mediat greke shkruajnë se 27-vjeçarja kishte hipur në autobus, që drejtohej nga 46-vjeçari shqiptar, i cili punon në një kompani si shofer autobusi dhe transporton punonjës në fabrika të ndryshme të zonës. Ai e ka marrë 27-vjeçaren nga stacioni i autobusit periferik në Aspropyrgos, me qëllim që ta çonte në punën e saj, më pas ka devijuar rrugën dhe e ka dërguar vajzën në një zonë në mal.
Aty me forcë e ka dhunuar dhe përdhunuar disa herë. Ashtu më pas të copëtuar në trup dhe në shpirt e ka marrë dhe e ka dërguar në punë, ku i ka thënë që mos i tregoj askujt.
Vajza ka shkuar në komisariatin e Aspropirgos dhe denoncoi se ishte viktimë e përdhunimit. 27-vjeçarja ndodhet në spital pasi ka marrë lëndime.