Hapësire reklamuese


Bota

E rëndë në Greqi/ 13-vjeçarja goditet nga rrufeja në plazh, vdes në vend

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Greqi/ 13-vjeçarja goditet nga rrufeja në
Foto nga varrimi i 13 vjeçares

Një vajzë 13-vjeçare humbi jetën pasi u godit nga rrufeja pranë prindërve të saj në një plazh në veri të Greqisë.

Ngjarja tragjike ndodhi në plazhin Faros, afër Poseidit në Halkidiki, ku adoleshentja greke Dorothea po notonte me prindërit e saj. Sipas raportimeve, familja u godit nga një shi i befasishëm dhe teksa po dilte nga uji për të shmangur stuhinë, ndodhi incidenti fatal.

Kryebashkiakia e Kassandreias, Anastasia Halkia, deklaroi se stuhia, megjithëse tipike për verën, nuk pritej të shkaktonte probleme të mëdha. Mediat greke raportojnë se Dorothea ishte vetëm një metër e gjysmë larg prindërve kur u godit nga rrufeja dhe vdiq në vend.

Familjarët e saj fajësojnë një copë metali në rrobat e banjës që kishte veshur, duke menduar se kjo mund të ketë kontribuar në tragjedinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese