E reja iraniane e cila u zhvesh me të brendshme në shenjë proteste teksa ishte duke ecur jashtë një universiteti iranian ka sjellë dhe një sërë reagimesh.
Amnesty International u ka bërë thirrje autoriteteve iraniane që menjëherë ta lirojnë studentet e cila u arrestua menjëherë pas kësaj ngjarje.
Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë tha së fundmi se e reja e cila u zhvesh publikisht ka nevojë për kujdes mjekësor pasi ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
“Në vend që ta shikojmë këtë çështje nga një këndvështrim sigurie, është më mirë ta shikojmë atë nga një këndvështrim social dhe të kërkojmë zgjidhjen e problemeve të këtij studenti si një person i shqetësuar ”, tha sot zëdhënësja e qeverisë Fatemeh Mohajerani në reagimin e parë zyrtar ndaj incidenti. Ajo tha se gruaja e re, e identifikuar në mediat sociale si Ahu Daryai, u dërgua nga stacioni i policisë në një qendër trajtimi, por trajtimi i saj nuk dihej.
E reja u zhvesh të shtunën në Universitetin Azad Islamik të Teheranit , një veprim që shihet gjerësisht në mediat sociale si një protestë kundër kodit të rreptë të veshjes islame të Iranit.
Ajo qëndroi me të brendshme në shenjë proteste dhe eci para unviersitetit, teksa më pas u mor me forcë nga agjentët e sigurisë.