Erërat e forta dhe shiu i dendur i stuhisë tropikale Debby ka rrëzuar pemë, ka zhytur rrugët dhe lagjet në të gjithë Florida këtë javë.
Por jo vetëm kaq, stuhia ka nxjerrë në bregun e plazhit dhe pako kokainë me vlerë rreth 1 milionë dollarë
Stuhia Debby, nxori 25 pako kokaine në një plazh në Florida Keys, sipas Samuel Briggs II, agjenti kryesor i patrullimit për Patrullën Kufitare të SHBA në Miami.
Blloqet e kokainës, të cilat peshonin rreth 32 kg ishin të mbështjella me plastikë dhe të shënuar me një simbol kuq e zi. Vlera e tyre nëse do të shitej kap vlerën e mbi 1 milion dollarë.
Droga shpërndahet shpesh në plazhet jugore të Floridës dhe ujërat përreth ndërsa kontrabandistët trafikojnë substanca nga Amerika e Jugut në SHBA.