
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Korenë e Jugut, ku papritmas në mes të rrugës është hapur një gropë e madhe.
Sipas mediave të huaja, fatkeqësisht ka humbur jetën një burrë që ishte duke udhëtuar me motoçikletë, në lagjen Gangdong të kryeqytetit të Koresë së Jugut në Seul.
Trupi i pajetë i 30-vjeçarit, është gjetur paraditën e sotme rreth orës 11:00 me orën lokale, ndërsa mësohet se gropa ishte me përmasa 20 metra e gjerë dhe 20 metra e thellë.
Gjithashtu, në të njëjtin vend, ka mbetur i plagosur edhe një drejtues i makinës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, por nga një raport i fundit drejtuar Qeverisë Metropolitane të Seulit zbuloi se në dhjetë vitet e fundit, 223 rrëshqitje kanë ndodhur në qytet, kryesisht për shkak të mirëmbajtjes së dobët të infrastrukturës, tubave të konsumuar ose të vjetër, uljes afatgjatë të nëntokës ose aksidenteve të gërmimeve.
Rescue efforts continued Tuesday to locate a motorcyclist who fell into a massive sinkhole in Seoul’s Gangdong-gu district, more than 12 hours after the incident, authorities said.https://t.co/9QfY8etBXN pic.twitter.com/Uf3J7RD5Ng
— The Korea Herald 코리아헤럴드 (@TheKoreaHerald) March 25, 2025