Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

E ndëshkuan duke i hequr celularin, 16-vjeçari vret me armë zjarri prindërit dhe motrën e vogël

Shkruar nga Newsbomb
E ndëshkuan duke i hequr celularin, 16-vjeçari vret me armë
Foto ilustruese

Një lagje në Sao Paulo, Brazil është tronditur nga një ngjarje shokuese ku një adoleshent ka vrarë prindërit dhe motrën e tij.

Ka qenë vetë 16-vjeçari i cili ka njoftuar policinë duke thënë se ka vrarë prindërit që e kishin birësuar dhe motrën e tij me armën e babit i cili punonte so roje bashkie.

Mediat e huaja raportojnë se adoleshenti u tërbua pasi prindërit i hoqën celularin dhe kompjuterin ndërsa në dëshminë e dhënë, ai ka pretenduar se kishte një marrëdhënie të keqe me prindërit e tij, që e kishin birësues.

Sipas 16-vjeçarit, prindërit e kishin konsideruar si një “hiç” dhe se i kishin hequr celularin dhe PC-në si ndëshkim, duke e penguar që të bënte një prezantim në shkollë. Pasi ka kryer krimin, adoleshenti ka hyrë në kuzhinë, ka drekuar dhe ka shkuar në palestër sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Të tre trupat u gjetën në gjendje dekompozimi në shtëpinë e familjes, që ndodhet në lagjen Vila Jaguara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese