Në një gomone të mbushur me emigrantë që po lundronte nga Afrika në drejtim të Ishujve Kanarine, një foshnje ka ardhur në jetë, sikurse kanë raportuar rojet bregdetare spanjolle.
Nga një foto e publikuar shihet qartë se fëmija është në krahët e nënës së tij dhe rrethuar nga dhjetëra emigrantë. Bëhet me dije se gomonia është vënë re për herë të parë në datën 6 janar, pranë ishullit Lanzarote.
Kapiteni i varkës së shpëtimit tha se ishte në dijeni për gruan shtatëzanë që ndodhej në gomone, duke treguar se u habitën kur panë një foshnje që kishte lindur 20 minuta më parë.
Sipas “Independent”, Domingo Trujillo kishte thënë: “Kur arritëm tek gomonia, nëna ishte e shtrirë ndërsa fëmija gjendej në krahët e një personi tjetër”.
Autoritetet nuk raportojnë ndërlikime, ku sipas udhëzimeve mjekësore fëmija dhe nëna u transportuan me helikopter në spilatin e Lanzarote.