Hapësire reklamuese


Bota

E frikshme, pilotes i hapet xhami i kabinës së aeroplanit në fluturim (Video)

Shkruar nga Newsbomb
E frikshme, pilotes i hapet xhami i kabinës së aeroplanit në
Pamje nga incidenti i pilotes

Një incident i pazakontë që mund të kishte përfunduar në tragjedi i ka ndodhur një piloteje holandeze teksa ishte në fluturim.

Pilotes Narine Melkumjan i është hapur xhami i kabinës së aeroplanit papritmas duke e detyruar atë që të bëjë ulje emergjente.

Narine e ka shpërndarë videon nga momenti i incidentit në rrjetet sociale, ku vihet re tensioni që ajo ka përjetuar në ato momente për të vënë nën kontroll avionin Extra 330 LX.

Nadine, e cila nuk kishte vendosur asnjë helmetë në kokë apo syze gjatë fluturimit kaotik, u shfaq dukshëm e shqetësuar ndërsa erërat e forta goditën fytyrën e saj duke e bërë atë të luftonte për të mbajtur sytë hapur.

Ajo zbriti më pas në pistë pa ndonjë problem, ndërsa u pa duke fërkuar sytë që i ishin skuqur dhe dukej e shokuar me atë çfarë i kishte ndodhur.

Më vonë ajo tha se shikimi të saj iu deshën 28 orë për t'u kthyer në normalitet si pasojë e erës së fortë që përjetoi gjatë incidentit në fluturim.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese