Hapësire reklamuese

Bota

E djathta “rrëmben” Europën: Shumicë votash në Francë, Itali e Gjermani; të gjelbërit humbin vendet e Parlamentit Europian

Shkruar nga Newsbomb
E djathta “rrëmben” Europën: Shumicë votash në
Fotoarkiv/ Parlamenti Europian

E djathta ka triumfuar në zgjedhjet europarlamentare europiane. Pas votimit të ditës së djeshme doli në pah se edhe dy grupet e qendrës kanë rritur numrin e tyre të votave.

Partitë e ekstremit të djathtë patën zgjedhjet më të mira ndonjëherë në parlamentin europian me fitore të mëdha në Francë, Gjermani dhe Itali dhe së bashku kanë marrë thuajse 1 të katërtën e dhomës. Edhe Marine le Pen në Francë fitoi 30 nga 81 vendet duke marrë më shumë se dyfishin e votave të partisë së Macron.

“Kjo masakër politike – shkruan Financial Times, - e shtyu Macron të shpallë zgjedhje të parakohshme”.

Giorgia Meloni në Itali fitoi 24 vende dhe rritën votat kombëtare, ndërkohë që AfD, Alternativa për Gjermaninë doli e dyta në Gjermani me 15 vende. Partitë e ekstremit të djathtë dolën të parat në Austri dhe Hungari gjithashtu.

E djathta ekstreme bëri përparime të rëndësishme edhe në Spanjë pas shfaqjes tronditëse të një partie të re të drejtuar nga një influencer në mediat sociale dhe në Qipro partia e ekstremit të djathtë ELAM fitoi vendin e saj të parë ndonjëherë në parlament.

Vështirësi për liberalët

Përveç goditjes së madhe në Francë, grupi liberal Reneë humbi shumë në Gjermani dhe Spanjë, duke rënë në total nga 102 në 80 vende. Mbajnë vendin e tretë falë mbështetjes së shtuar në vende si Sllovakia.

Në Hollandë ka një diskutim për VVD, nëse kjo e fundit duhet të përjashtohet pasi ka dhënë mbështetjen për një koalicion në Hollandë që përfshin të djathtën ekstreme.

Rezultate të përziera për Von der Leyen

Përpjekja e Ursula von der Leyen për një mandat të dytë pesëvjeçar si zyrtarja më e fuqishme e BE-së mbetet në rrugë të mbarë — por nuk është e sigurt.

Partia Popullore Evropiane (EPP), ku ajo ishte kandidatja zyrtare kryesuese, fitoi bindshëm — fitorja e saj e gjashtë radhazi — dhe rriti numrin e vendeve të saj. Zyrtarët e partisë menjëherë deklaruan se ajo ishte kandidatja e vetme legjitime për të udhëhequr Komisionin Evropian deri në vitin 2029.

Por ka nervozizëm koalicionin. EPP, Socialistët dhe Demokratët dhe Reneë do të mbajnë rreth 403 vende. Kjo i jep asaj rreth 10 për qind hapësirë për të fituar 361 vota për një shumicë. Historikisht, shkalla minimale e dezertimit në votimin sekret është 10 për qind, që do të thotë se ajo mund të ketë nevojë për më shumë miq.

Humbje e madhe për të Gjelbrit

Rritja që të Gjelbrit shijuan në bazë të entuziazmit për mjedisin, ishte jetëshkurtër. Partitë e gjelbra siguruan 52 vende, i njëjti rezultat si në zgjedhjet e vitit 2014, dhe shumë më pak se 71 vendet që fituan në 2019.

Humbjet e tyre më të rënda ishin në shtetet anëtare më të mëdha dhe aty ku janë në qeveri, veçanërisht në Gjermani, ku kanë qenë pjesë e një qeverie koalicioni që propozon legjislacion të papëlqyer si ndalimi efektiv i kaldajave të gazit.

E djathta “rrëmben” Europën: Shumicë votash në
Grafiku, ndarja e vendeve ne Parlamentin Europian

Aktivistët për klimën janë thellësisht të shqetësuar. “Partitë evropiane në qendrën politike mbajnë një përgjegjësi të madhe për të ndërtuar një koalicion pa forca politike që dobësojnë kapacitetin e Evropës për të vepruar për politika të qëndrueshme dhe ambicioze për klimën,” tha Vincent Hurkens nga think-tanku për klimën E3G.

Pjesëmarrje e pandryshuar

Rreth 51 për qind e qytetarëve të BE-së votuan në gjithë kontinentin — vetëm pak më shumë se në zgjedhjet e fundit, kur 50.7 për qind hodhën votat. Është gjithashtu shumë më pak se 71 për qind të parashikuar nga sondazhi i fundit i Eurobarometer.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese