Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Dyshohet se fushata e saj ka patur financim të paligjshëm, prokuroria e Parisit nis hetimet për Le Pen

Shkruar nga Newsbomb
Dyshohet se fushata e saj ka patur financim të paligjshëm, prokuroria
Marine Le Pen

Prokuroria e Parisit ka nisur hetimet për kryetaren e partisë së ektremit të djathë në Francë, Marine le Pen, pasi dyshohet se fushata e saj është sponsorizuar nga të ardhura që e kanë origjinën e tyre nga veprimtari të paligjshme.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit gjatë ditë së sotme në një deklaratë për media, ku thuhet se se ndaj Le Pen ka nisur një hetim i mirëfilltë pasi ka dyshime se fushata e saj politike në vitin 2022, kur ajo po kandidonte përballë Macron ka financim të jashtëligjshëm.

Sipas Reuters, hetimet për këtë kanë nisur në 2 korrik të këtij viti, pasues i një raporti të vitit 2023 nga Komisioni Kombëtar për Llogaritë e Fushatës dhe Financimin Politik (CNCCFP), i cili shqyrton shpenzimet zgjedhore dhe financimin e kandidatëve, ka bërë të ditur zyra e prokurorit.

Në këtë hetim do të shqyrtohen akuzat për përvetësim, falsifikim dhe mashtrim. Megjithatë, Le Pen dhe partia e saj kanë mohuar edhe më parë akuzat në lidhje me financimin e fushatës së tyre, ndërsa kanë argumentuar se ky është një sulm politik që po u bëhet kundrejt tyre.

Le Pen pritet që të dalë në gjyq në fund të këtij viti së bashku me 27 të tjerë për keqpërdorim të supozuar të fondeve të Bashkimit Evropian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese