
Katër persona janë arrestuar në Ekuador, pas një sulmi të ndodhur në një “dyluftim” mes gjelash dhe për pasojë 12 persona kanë humbur jetën.
Sipas “BBC”, ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e enjte në një komunitet rural të Ekuadorit, në La Valencias, në provincën veriperëndimore Manabí, ku slumuesit e armatosur ishin të maskuar si policë dhe uniforma ushtarakësh.
Ndërkohë, raportohet se ata hynë në ringun e gjelave duke hapur zjarr, ndërsa spektatorët e tmerruar janë fshehur për t’u mbrojtur.
Nga autoritetet vendase dyshohet se sulmuesit mund të kenë qenë anëtarë të grupeve kriminale rivale që janë të përfshira në luftëra për kontrollin e territoreve dhe aktiviteteve të paligjshme të luftimeve me gjela.
Gjithashtu, forcat e sigurisë kanë sekuestruar armë dhe kopje të uniformave të policisë dhe ushtrisë, të cilat dyshohet se janë përdorur nga sulmuesit, si dhe janë duke hetuar për zbulimin e plotë të rrethanave.
Terrible!!
— Emergencias Ec (@EmergenciasEc) April 18, 2025
Masacre en El Carmen!!
Más de 11 personas fueron asesinadas en un fuerte ataque armado en una Gallera en la comunidad La Valencia. pic.twitter.com/mQtoQ0jWTu
Sondazh