Avokatja belge Maître Nathalie Gallant, një nga avokatet më të njohura në Belgjikë ka bërë një paralajmërim në lidhje me çështjen “Encro-Sky ECC”, ku janë të përfshirë shumë shqiptarë.
Maître Nathalie Gallant është avokatja mbrojtëse e Eridan Munozin, i konsideruar dhe si “peshku i madh” në gjyqin Encro. Ajo ka treguar se më datë 8 prill do të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore, ku pritet që të dalin në dritë lidhje të tjera për grupet kriminale që merren me trafikim droge, vrasje, pastrim parash apo veprimtari të tjera të jashtëligjshme.
Avokatja në një intervistë ka paralajmëruar për lidhjet e forta politike që do të dalin në shesh në gjyqin “SKY ECC – ENCRO” me 128 të pandehur.
“Ka një tjetër gjyq më 8 prill. Aty do të përfshihet një tjetër organizatë kriminale shqiptare, e cila ka disa mbivendosje me Encro, pasi në mënyrë të veçantë njëri ose tjetri është i akuzuar në të dy proceset. Nëse vetëm atje, ne duket se kemi ende lidhje në nivele shumë më të larta përsa i përket kontakteve politike në Shqipëri dhe riinvestimit të përfitimeve të mundshme patrimonale nga aktivitetet ilegale”, tha ajo ndër të tjera.