Në gjykata e Posaçme është mbajtur këtë të hënë seanca paraprake për çështjen “Buka”. Pasi palët u dëgjuan, u vendos që Gjykata do të shpreht më 18 nëntor në orën 09:2o lidhur me kërkesën e SPAK.
Në seancën e sotme avokatët edhe njëherë kërkuan të pushohej çështja pasi sipas tyre nuk ka vepër penale.
Kujtojmë që më 7 dhjetor të 2023 Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet duke çuar në GJKKO dosjen në ngarkim të Arben Ahmetajt lidhur me privatizimin e ish-furrës së bukës. Ndaj Ahmetajt u ngrit akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në vlerë dëmi rreth 7 miliard lekë.
56 vjeçari akuzohet në këtë dosje për një firmë të lëshuar gjatë 2014 e cila i hapi rrugën privatizimit të shoqërisë përmes ankandit të aksioneve shtetërore. Një transfertë bankare përcjellë drejt Hungarisë nga një subjekt privat.
Arben Ahmetaj ndodhet për më shumë se 1 vit në arrati, pasi ka refuzuar përballjen me drejtësinë, duke thënë se procesi dhe provat janë manipuluar, për ta goditur atë politikisht. Nga Zvicra ku ka aplikuar për azil, ai ka thënë se do të përballet me drejtësinë vetëm kur ajo të jetë e drejtë dhe e vërtetë.
Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK për veprat penale:
- “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal,
- “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;
- “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.
Ndaj tij janë duke u kryer hetime për më shumë se një procedim penal dhe nuk dihet saktësisht se për cilin prej tyre prokurorët Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai kanë kërkuar zgjatje të hetimeve. Megjithatë, procesi penal ndaj ish-zv.kryeministrit vazhdon edhe me qëndrimin e tij në arrati.
Ish-ministri Arben Ahmetaj akuzohet se ka përfituar një vilë, truall dhe mijëra euro nga pronarët e kompanisë së inceneratorëve. Sipas SPAK, Ahmetaj ka përfituar në mënyrë të tërthortë 170 mijë euro në vitet 2016 dhe 2017, truall + ndërtesë në Hamallaj, e përfituar në vitin 2017 nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, si dhe 130 mijë euro në 2018.
Ndërkohë, ish-zv.kryeministri akuzohet dhe për privatizimin e ish-ndërmarrjes shtetërore fabrikës “Buka.sha”. Dosja është hetuar nga prokurori Elvin Gogaj, i cili u ka komunikuar avokatëve akuzën e re për Arben AHmtaj. Sot, në atë vend ndodhet qendra "Emerald".