Kryeministrja e Islandës Katrin Jakobsdottir ka dhënë dorëheqjen këtë të premte. Lajmi u bë i ditur nga vetë ajo nëpërmjet një videomesazhi. Në këtë videomesazh, ajo njoftoi dorëheqjen nga posti, ndërsa tregoi synimin e saj për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
“Kisha vendosur disa kohë më parë të mos kërkoja rizgjedhjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në të njëjtën kohë, kam ende një dëshirë të zjarrtë për të vazhduar t’i ofroj shërbimet e mia shoqërisë islandeze,” tha Jakobsdóttir në videomesazh.
Jakobsdottir e ka mbajtur postin si kryeministre që nga fundi i vitit 2017.
Ndërkohë kujtojmë që Islanda është përballur me problematika të mëdha për shkak të shpërthimeve vullkanike. Rreth 400 mijë banorë që jetonin në zonat që paraqisnin rrezikshmëri më të lartë janë evakuar nga emergjencat civile për një kohë të papacaktuar. Gjë, e cila ka rritur pasigurinë në vend. Sektori më i goditur gjatë kësaj kohe ka qenë ekonomia, e cila është shoqëruar me inflacion të lartë dhe norma jashtëzakonisht të larta interesi.