
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar mbrëmjen e djeshme rreth bisedimeve që do të bëjë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Për gazetarët, ai është shprehur se takimi do të mbahet ditën e martë, ndërsa zbulon se çfarë diskutimesh do të zhvillohen.
“Unë mendoj se do të flasim për tokën. Është shumë më ndryshe nga sa ishte para luftës, siç e dini. Ne do të flasim për termocentralet, kjo është një pikëpyetje e madhe. Ne duam të shohim nëse mund ta çojmë drejt fundit atë luftë. Ndoshta mundemi, ndoshta nuk mundemi, por mendoj se kemi një shans shumë të mirë, është shprehur Trump.
Një javë më parë, delegatët e SHBA-së dhe Ukrainës zhvilluan një takim në Arabinë Saudite, ku ata njoftuan perspektivën e një armëpushimi 30-ditor, hapi i parë për t’i dhënë fund luftës.