
Presidenti i Amerikës Donald Trump ka kërcënuar hapur Iranin dhe militantët Houthi duke u shprehur se çdo sulm i ardhur prej këtyre të fundit, do të shihet si një sulm i drejtpërdrejtë nga Irani të cilët do të përballen me pasoja vdekjeprurëse.
“Çdo e shtënë e qëlluar nga Huthi do të shihet, që nga ky moment e tutje, si një e shtënë e qëlluar nga armët dhe udhëheqja e IRAN-it, dhe IRAN-i do të mbahet përgjegjës dhe do të vuajë pasojat, dhe ato pasoja do të jenë të tmerrshme”, shkroi Trump në rrjete sociale.
Gjatë fundjavës, SHBA nisi një ofensivë sulmesh ajrore kundër objektivave të kontrolluara nga organizata terroriste Houthi dhe të mbështetur nga Irani, të cilët kanë shënjestruar korsitë e transportit detar në Detin e Kuq.
Ndërkohë ditën e djeshme, grupi Houthi pretendoi se kishte lëshuar një sërë raketash e dronë mbi aeroplanmbajtëset amerikane USS Harry Truman në veri të Detit të Kuq si kundërpërgjigje e sulmeve të SHBA-së.