Hapësire reklamuese


Bota

Donald Trump i vendosur për dhënien fund luftës Rusi-Ukrainë: Po përpiqem të ndihmoj

Shkruar nga Newsbomb
Donald Trump i vendosur për dhënien fund luftës
Vladimir Putin/ Donald Trump/ Volodymyr Zelensky

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur rreth bashkëbisedimeve për paqe mes shteteve në luftë, Rusi-Ukrainë.

Në fjalën e tij nga Shtëpia e Bardhë, Trump është shprehur se është duke u përpjekur për t’i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi, ndërsa thekson se kanë shans të mirë për të arritur një marrëveshje.

Ndërkohë, i pyetur nëse Rusia është duke luajtur me SHBA-në, ai është shprehur se askush nuk është duke luajtur me të.

 Unë e di kur njerëzit luajnë me ne dhe kur jo. Askush nuk po luan me mua. Unë po përpiqem të ndihmoj. Dua t’i jap fund asaj luftës. Mendoj se e shoh atë entuziazëm mendoj se e shoh nga të dyja palët”, është shprehur Trump.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese