
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ndaj raportimeve të Jeffrey Goldberg, i cili ka pretenduar se Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kishte dërguar "detaje operacionale të sulmeve të ardhshme në Jemen" gjatë një bisede me Trumpin.
Trump i ka quajtur këto pretendime të pasakta, duke pohuar se nuk kishte ndarë asnjë informacion të klasifikuar.
Gjatë një interviste me gazetarët, ai siguroi se siguria kombëtare e Shteteve të Bashkuara është "më e fortë se kurrë" dhe lavdëroi këshilltarin e sigurisë kombëtare, Mike Waltz, i cili, sipas Goldberg, kishte shtuar Trump në grupin ku diskutoheshin këto çështje. Trump e përshkroi atsi një "njeri shumë të mirë".
“Ai është një njeri shumë i mirë dhe do të vazhdojë të bëjë një punë të mirë. Unë mendoj se ishte shumë e padrejtë mënyra se si ata sulmuan Michael Waltz”, tha Trump.