Hapësire reklamuese


Bota

Donald Trump: Do të doja të isha unë pasuesi i Papa Françeskut

Shkruar nga Newsbomb
Donald Trump: Do të doja të isha unë pasuesi i Papa
Donald Trump dhe Papa Françesku

Presidenti i SHBA, Donald Trump, është pyetur se kë do të preferonte si pasues të Papa Françeskut. Trump është shprehur me batutë se do të donte të ishte Papa i ardhshëm.

"Do të doja të isha Papë. Kjo do të ishte zgjedhja ime numër një."-tha Trump.

Më tej ai u shpreh se nuk kishte një preferencë se kush duhet të pasojë Papa Françeskun ndërsa sugjeroi që Timothy Dolan, Kryepeshkopi i Nju Jorkut, mund të ishte një zgjedhje e mirë.

"Nuk e di. Nuk kam ndonjë preferencë."-tha ai. "Por duhet të them se kemi një kardinal nga një vend i quajtur Nju Jork i cili është shumë i mirë, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë."

Kardinalët do të takohen javën e ardhshme në një konklavë të fshehtë për të zgjedhur kreun e ri të Kishës Katolike pas vdekjes së Papa Françeskut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese