Hapësire reklamuese


Bota

Donald Trump akuzon Zelenskyn se po zgjat luftën

Shkruar nga Newsbomb
Donald Trump akuzon Zelenskyn se po zgjat luftën
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për dëmtim të negociatave të paqes, pas deklaratës së këtij të fundit se Ukraina nuk do të njohë kurrë kontrollin rust të Krimesë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump u shpreh se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës ishte “shumë afër”, por se refuzimi i Zelenskyt për të pranuar kushtet e propozuara nga SHBA “nuk do të bëjë gjë tjetër veçse të zgjasë konfliktin”.

Deklarata e tij vjen pasi më parë, Zëvendës-Presidenti i SHBA –së JD Vance, i cili paraqiti një vizion të administratës për një marrëveshje paqeje që do të “ngrijë linjat territoriale afër pozicioneve aktuale”.

Sipas tij, si Ukraina ashtu edhe Rusia do të duhej të heqin dorë nga disa territore që aktualisht kontrollojnë.

I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë nëse administrata po kërkonte të njihte sovranitetit rus mbi Krimenë, Trump tha: “Unë nuk kam asnjë favorit. Nuk dua të kem favorit. Unë dua të bëj një marrëveshje.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese