Hapësire reklamuese

Bota

Dogji Kuranin në Suedi, mediat: Gjendet i vdekur 37-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Dogji Kuranin në Suedi, mediat: Gjendet i vdekur 37-vjeçari
Salwan Sabah Matti Momika

Mediat e huaja raportojnë se refugjati irakian dhe kritiku islam Salwan Sabah Matti Momika është gjetur i vdekur në Norvegji, Momika është bërë një emër i njohur për organizimin e demonstratave në Suedi kur doli publikisht Kuranin.

Pak ditë më parë në një deklaratë për mediat 37-vjeçari bëri me dije se është duke synuar që të kërkojë azil në Norvegji pasi ndaj tij është lëshuar një urdhër dëbimi nga Suedia,

Ai fitoi famë për veprimet e tij provokuese si dhe për djegien e librit të shenjtë Islamik, duke shkaktuar kështu zemërim dhe trazira në vende të ndryshme me shumicë myslimane.

Radio Genoa raportoi të martën se 37-vjeçari ishte gjetur i vdekur. Megjithatë, llogaria më vonë e fshiu postimin për konfirmim të mëtejshëm.

Momika më herët kishte shprehur frikë për jetën e tij nëse do të kthehej në Irak. Në një intervistë për tabloidin suedez Expressen, 37-vjeçari kishte shprehur vendimin e tij për t'u zhvendosur në Norvegji, duke kritikuar politikat e Suedisë për azi.

"Sot u largova nga Suedia dhe tani jam në Norvegji nën mbrojtjen e autoriteteve norvegjeze. Kam aplikuar për azil dhe mbrojtje ndërkombëtare në Norvegji sepse Suedia nuk pranon azil për filozofët dhe mendimtarët, por pranon azil vetëm për terroristët.

Dashuria dhe respekti im për populli suedez do te mbetet i njëjti, por persekutimi që është bërë nga autoritetet suedeze nuk i përfaqëson suedezët. Unë do te vazhdoj luften time kunder ideologjise islame. Që kur kam filluar luftën kundër Islamit, kam paguar dhe vazhdoj ta paguaj çmimin , dhe unë jam gati për këtë, pavarësisht nga kostoja”, ka postuar më herët ai në llofarinë e tij në “X”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese