
Producenti dhe kompozitori, fitues i çmimeve Grammy, The-Dream është akuzuar për përdhunim dhe dhunë seksuale, sipas një padie të ngritur në Los Angeles.
47-vjeçari, i lindur Terius Gesteelde-Diamant, u padit në Los Angeles nga Chanaaz Mangroe. Sipas dokumenteve, Mangroe ka prenteduar se producenti në mënyrë të përsëritur e detyroi të kryenin marrëdhënie seksuale dhe në një rast filmoi takimin intim mes tyre si edhe e kërcënoi se do t’ua tregonte njerëzve të tjerë.
Gesteelde-Diamant, i cili ka shkruar këngë për Beyoncé, Rihanna, Justin Bieber dhe Mariah Carey, i ka mohuar akuzat.
Sipas padisë prej 60 faqesh, Mangroe po kërkon dëmshpërblim për shkaktim të ankthit dhe shqetësim të rëndë emocional.
Mangroe, me origjinë nga Holanda dhe që punoi në SHBA duke shpresuar të depërtonte si këngëtare dhe kompozitore, thotë në padi se ajo u takua për herë të parë me Gesteelde-Diamant në janar 2015.
33-vjeçarja pretendon se producenti përdori dhunë gjatë takimeve të tyre duke i shkaktuar mavijosje, e detyroi të pinte sasi të tepërta alkooli, e detyroi të kryente akte seksuale në një kinema dhe e përdhunoi në një furgon.
Ajo gjithashtu thotë se ai "i tha asaj se do ta bënte atë Beyoncé dhe Rihanna e ardhshme".
Brenda disa ditësh nga ai takim fillestar, Mangroe pretendon se Gesteelde-Diamant kishte filluar t'i bënte presion për seks, duke i thënë se ishte "pjesë e procesit", pretendon padia.