Ish-Presidenti Donald Trump i bëri thirrje votuesve të dalin dhe të votojnë, duke e cilësuar këtë si një moment vendimtar për të ardhmen e kombit.
“Duhet të dilni dhe të votoni sepse është tani ose kurrë. Nëse nuk e bëjmë, nuk do të ndodhë më kurrë. Kjo është një mundësi me këta të çmendur të majtë radikalë me të cilët kemi të bëjmë”, - tha Trump, duke pretenduar se nëse zëvendëspresidentja Kamala Harris fiton, mund të mos ketë zgjedhje të tjera.
Gjatë fjalimit, Trump gjithashtu u bëri thirrje mbështetësve të mos e besonin numrin e votave të para. “Bëni sikur jemi një pikë më poshtë. Të martën, duhet të ngriheni në këmbë dhe duhet t’i thoni Kamalës se ke humbur,” shtoi ai, duke theksuar rëndësinë e mobilizimit të votuesve për të siguruar një rezultat të favorshëm në zgjedhjet e ardhshme.